E Diel, 1 Nëntor 2026

Tentuan të vrisnin adoleshentin, ndalohen në kohë nga policia



TIRANË - Një krim është parandaluar në kohë nga specialistët e Seksionit Kundër Krimeve. Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së dy ditëve më parë është mundësuar arrestimi në flagrancë i shtetasve Rifat Almusa, 20 vjeç, lindur në Kukës dhe banues në Valias i Ri, dhe Eduart Vata, 21 vjeç, lindur në Has dhe banues në Kamëz. Arrestimi i tyre është bërë pasi akuzohen se rreth orës 19:00, te stacioni i furgonëve të Laknasit në Kamzë, kanë tentuar të vrasin me thikë për motive të dobëta shtetasin N. N. 17 vjeç, banues në Valias i Ri. Forcat e policisë janë sinjalizuar për ngjarjen që po ndodhte dhe organizuan punën për kapjen e autorëve të saj. Në sajë të veprimeve të shpejta u bë i mundur arrestimi brenda pak kohësh i shtetasit Rifat Almusa. Pas disa orësh policia prangosi edhe autorin tjetër të dyshuar, të përfshirë në këtë ngjarje, shtetasin Eduart Vata. Ata akuzohen për vrasje në bashkëpunim të mbetur në tentativë.

Ndalohet i riu, iu kapën sasi të vogla Cannabis sattiva

Tiranë - Specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve gjatë ditës së djeshme mundësuan kapjen dhe më pas arrestimin në flagrancë të shtetasit Eugen Lazri, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. Arrestimi i tij u krye pasi në rrugën “Sami Frashëri” u kap në flagrancë duke shitur lëndë narkotike një shtetasi. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua 64 gr lëndë narkotike e dyshuar Canabis sattiva e ndarë në 14 qese farmaceutike, 1 aparat telefoni celular, 50 800 lekë të përfituara nga shitja. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike”.

Hedh drogën në ferrë, u iku nga duart policisë

GJIROKASTËR – Një person që po transportonte një sasi lënde narkotike, kur ka parë se po ndiqej, ka hedhur mallin në një ferrë dhe ka arritur që t’u shpëtojë forcave të policisë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së martës, rreth orës 22.30, në rrugën nacionale Gjirokastër – Kakavijë, në vendin e quajtur “Ish-Divizioni Ushtarak”. Trafikanti ka lëshuar çantën e shpinës, ku kishte 6 pako drogë të llojit Cannabis sattiva, dhe është larguar me vrap në errësirë në drejtim të lumit Drino. Forcat e policisë janë vënë në ndjekje të tij, por për shkak të errësirës ky shtetas ka mundur të largohet.

11 Shtator 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›