E Diel, 1 Nëntor 2026

Tepelenë, më shumë shanse për të paaftët

Shoqata humanitare "Dora e ngrohtë" ka dyfishuar brenda një viti numrin e personave me aftësi të kufizuar të trajtuar në qendrën ditore të mësimit dhe trajnimit fizioterapik në Tepelenë. Drejtori i kësaj qendre, Gjon Dervishi, thotë se tre vjet më parë qendra nisi veprimtarinë e saj me 12 persona me aftësi të kufizuara, pas dy vjetësh numri i personave të trajtuara arriti në 16, ndërsa aktualisht në ambientet e kësaj qendre ditore trajtohen mendërisht dhe fizikisht 32 persona me aftësi të kufizuara mendore dhe fizike. "Zgjerimi i mjediseve të qendrës ditore me klasa mësimi dhe mjedise të pajisura me mjete moderne për trajtim fizioterapik bënë të mundur rritjen e kapaciteteve dhe paralelisht me rritjen e numrit të personave të marrë në kujdestari ditore nga ana jonë", tha drejtori Dervishi. Për të përcaktuar prioritetet e reja për trajtimin e kësaj kategorie njerëzish me aftësi të kufizuar nga krejt Qarku i Gjirokastrës, në qytetin e Tepelenës u organizua një tryezë e rrumbullakët me përfaqësues të institucioneve vendore, të organizatave ndërkombëtare dhe Ministrisë së Punës, Përkrahjes Sociale dhe Shanseve të Barabarta.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›