Tepelenë, policia sekuestron 20 kg drogë, 1 në pranga
TEPELENË- Sekuestrohet 20 kg lëndë narkotike e llojit mariuanë. Droga është sekuestruar rreth orës 2:30 të mëngjesit të sotëm midis Ujit të Ftohët në Tepelenë dhe fshatit Hormovë, ndërsa është vënë në pranga një nga transportuesit e saj.
Droga ishte e paketuar brenda dy thasëve plasmasi, ku brenda tyre kishte pako të mbushura me lëndë narkotike. Sipas policise droga vinte nga Gjirokastra dhe është transportuar fillimisht nga shtetasi N.B me automjetin e tij, i cili është ndalur rreth një kilometër larg postobllokut të policise dhe ka fshehur dy thasët me lëndë narkotike buzë lumit Drino, me qëllim transportin me krah deri në anën tjetër të postobllokut. Ai është shpallur në kërkim nga policia.
Faza e dytë e transportit të drogës mësohet se do të kryhej nga 21 vjecari L.K, i cili u arrrestua në flagrancë. Gjithashtu është shpallur në kërkim pronari i lëndës narkotike, një person nga fshati Lazarat. Nuk dihet destinacioni i drogës.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)