E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërmet i fuqishëm në Greqi, merr 1 jetë

Një tërmet i fortë goditi dje në mëngjes ishujt Rodos në Greqi, duke shkaktuar një viktimë, një grua e cila po përpiqej të dilte nga shtëpia e saj duke u rrëzuar nga shkallët. 

Autoritetet nuk kanë raportuar dëme të rënda në ndërtesat e ishullit apo në qendrat historike. Tërmeti kishte një magnitudë prej 6.3 ballë. Ai ndodhi në orën 06:26 të mëngjesit, rreth 275 milje në juglindje të Athinës, në zonën jugore të ishujve Rodos, sipas llogaritjeve të Institutit Gjeodinamik grek. Banorët dhe turistët kanë dalë të tmerruar nga shtëpitë dhe hotelet. Epiqendra e tërmetit ka qenë nën thellësinë e detit në jug të Rodosit, kurse është ndjerë edhe në bregdetin lindor të Kretës, Santorinit, Samosit dhe në ishujt e tjerë. Greqia është një nga vendet më sizmikë në botë. Më 8 qershor 2008, një tërmet 6.5 ballë tronditi Patrën, 120 milje në perëndim të Athinës, duke vrarë dy njerëz dhe duke plagosur rreth 200 të tjerë (mes të cilëve edhe tre shqiptarë), shoqëruar me dëme në qindra ndërtesa. Në 1999, një tërmet 5.9 ballë pranë Athinës vrau 143 njerëz.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›