Tërmeti, PS: Të merren masa urgjente
Partia Socialiste ka shprehur solidaritet për të dëmtuarit nga tërmeti i mbrëmshën në Peshkopi, dhe ka kërkuar marrjen e masave të menjëhershme për të stabilizuar situatën. Në një deklaratë të PS-së, thuhet se "Partia Socialiste e Shqipërisë shpreh mbështetjen dhe solidaritetin e saj me familjet e fshatrave të tronditura nga lëkundjet dhe që në të njëjtën kohë kanë pësuar dëme materiale".
Partia Socialiste i ka bërë thirrje autoriteteve përgjegjëse të marrin masa për të stabilizuar situatën në zonat më të goditura dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme ndaj familjeve të dëmtuara.
Po ashtu PS u ka kërkuar gjitha qeverive vendore socialiste të vihen në kontakt me drejtuesit lokal të zonës së dëmtuar dhe të kontribuojnë për gjithçka nevojitet.