E Diel, 1 Nëntor 2026

“Termokosi” nis shkyçjet

Bordi i Drejtorëve të ngrohtores “Termokos” ka marrë vendim që nga sot të nisë shkyçja e konsumatorëve me borxhe të mëdha.

Në një komunikatë të lëshuar “Termokos”-i njoftohet se Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje ka mbajtur një mbledhje të jashtëzakonshme me ç’rast ka diskutuar gjendjen kritike financiare. Në komunikatë theksohet se ky kolektiv edhe pas shqyrtimit të borxheve të mëdha për shërbimet e ngrohjes të konsumatorëve të sektorit të amvisërisë, afarist dhe institucioneve, merr vendim që nga data 26 janar 2010, të fillojë shkyçjen intensive e konsumatorëve me shuma të mëdha të borxheve.

“Termokosi” përkundër të gjitha përpjekjeve maksimale deri në ditët e fundit për të ngrohur konsumatorët, përsëri nuk mund të përballojë shpenzimeve të mëdha për ngrohje dhe ngritjen rapide të çmimit të lëndës djegëse - mazut. Gjendja kritike financiare në të cilën gjendet “Termokos” sh.a, ka ardhur si pasojë e mospagesës së shërbimeve ngrohëse nga konsumatorët, e që është mbi 15 milionë euro.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›