Terror në dasmë, i dehuri vret të afërmin, plagos dy të tjerë
Duhet të kishte qenë një ditë gëzimi për të gjithë fisin e mbledhur në dasmën e një të afërmit të tyre, por në vend të kësaj, krismat e armës i kanë marrë jetën një prej të pranishmëve, ndërsa ka lënë të plagosur dy të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në një lokal në fshatin Rrabosh të Komunës Balldre, në Lezhë, kur në mes të haresë, dasmorët nuk kanë ditur nga të fusnin kokën, kur një i afërmi i tyre, Roland Çupi, 44 vjeç, ka nxjerrë një armë gjahu dhe ka filluar të qëllojë mes njerëzve të pranishëm. Për pasojë, plumbat i kanë marrë jetën një gruaje 50-vjeçare, Leze Hilës, ndërsa të plagosur kanë mbetur edhe dy të afërm të tjerë të familjes së Nik Gjokës që martonte djalin, Sandër Jaci, 45 vjeç dhe Hil Caka, 45 vjeç. Policia është lajmëruar menjëherë nga burrat e fisit, të cilët ndërkohë janë munduar të qetësojnë personin e armatosur, duke i marrë dhe armën. Brenda pak minutash forcat e policisë së Lezhës kanë shkuar në vendngjarje, duke bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes. Megjithatë, ky i fundit është transportuar më pas nga forcat e rendit në spital, pasi pas ngjarjes, 44-vjeçari ka qenë në një gjendje të rëndë depresive. Nga ana tjetër, dy të plagosurit janë transportuar me ambulancë drejt spitalit dhe aktualisht ndodhen nën kujdesin e rreptë të mjekëve specialistë. Rreth motiveve të ngjarjes, burime nga policia lokale janë shprehur se mendohet që gjithçka të ketë ardhur nga konsumimi i pijes alkoolike të tepërt nga Roland Çupi.
Ngjarja
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Rabosh të Komunës Balldre të Lezhës. Një grua 50-vjeçare e quajtur Leze Hila është qëlluar me armë dhe ka mbetur e vdekur në vend, ndërkohë që dy persona të tjerë, Sandër Jaci, 45 vjeç dhe Hil Caka, 45 vjeç, kanë mbetur të plagosur dhe aktualisht ndodhen në spital. Gjithçka ka ndodhur në dasmën e Nik Gjokës, ku mesa duket pija e tepërt ka bërë që në mes të dasmës, një i afërm i dhëndrit, Roland Çupi, 44 vjeç, të ngrihet me një çifte në dorë dhe të qëllojë pa kriter mes dasmës. Fillimisht, sipas dëshmive të dasmorëve të pranishëm, zhurma e fortë e orkestrës, si dhe hareja që kishte pushtuar atmosferën e lokalit, nuk ka lejuar që të merret vesh se çfarë po ndodhte në të vërtetë. Derisa të qeshurat dhe vallet janë kthyer në ankth dhe panik për të gjithë. Një grua e ftuar në dasmë ndodhej e shtrirë e gjakosur, ndërsa të njëjtin fat kishin pësuar dhe dy persona të tjerë. Kaq është dashur që secili të mos dijë ku të fusë kokën, kur kanë parë Roland Çupin me armë në dorë. Megjithatë, dëshmitarët thonë se babai i dhëndrit, Nik Gjoka, së bashku me disa burra të tjerë, i kanë hequr armën nga dora 44-vjeçarit.
Hetimi
Nga marrja në pyetje e dëshmitarëve, policia ka thënë paraprakisht se Çupi e ka kryer këtë krim në gjendje të dehur. Sipas hetimeve, ai në fillim ka shtënë në ajër me një armë gjahu, më pas e ka ulur atë poshtë duke e drejtuar drejt dasmorëve. Gjë, e cila i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme Leze Hilës dhe la të plagosur dy persona të tjerë. Pas kësaj, mësohet se burrat e tjerë të fisit janë munduar të qetësojnë 44-vjeçarin Çupi, si dhe i kanë hequr armën nga dora, ndërkohë që dikush ka lajmëruar me telefon policinë. Kjo e fundit nuk ka vonuar të mbërrijë në vendngjarje, duke bërë ndalimin e autorit, si dhe duke parë gjendjen tej mase të rënduar depresive, ka bërë transportimin e tij për në spital. Në spitalin e Lezhës, Roland Çupi është vënë nën trajtimin e medikamenteve qetësuese, ndërsa forcat e policisë kanë qëndruar deri në mbrëmjen e djeshme në dhomën e tij për të bërë më pas shoqërimin e tij në qelitë e paraburgimit në komisariatin e Lezhës, me akuzën e vrasjes në rrethana cilësuese.
Shifra
3 herë ka qëlluar në mes të dasmës një i afërm i dhëndrit
2 persona kanë mbetur të plagosur në gjendje të rëndë