Vlore; Konflikti për pronën, policia shoqëron tre persona
Rrethimi me tela i truallit përreth rezidencave qeveritare në qytetin bregdetar të Vlorës është bërë sërish objekt debati mes pretendentëve si pronarë të tokës dhe gardistëve. Një ditë më parë, përfaqësuesi i familjes Kadena i kërkoi punonjësve të Gardës të heqin rrethimin, por këta të fundit e kanë përzënë jashtë zonës ushtarake. Konflikti i djeshëm është finalizuar me shoqërimin e tre personave, ndërsa prona në fjalë tashmë e rrethuar po ruhet nga oficerë të Gardës. Përleshjet midis pronarëve, Gardës dhe policisë kanë zgjatur rreth dy orë, ndërsa pronarë të tokës kanë deklaruar se çështja nuk do të ndërpritet nga ana e tyre, pasi do të vijojnë me mbrojtjen e pronës së tyre, që sipas tyre, po iu vidhet nga shteti.
Gjithçka ka nisur kur forcat speciale të Gardës së Republikës, Policia e Rendit si dhe ajo e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur pranë vilave, ku janë pretendentë pronarë të tokave në këtë zonë, Paco, Ferko e Kadëna, dhe kanë rrethuar me tel me gjemba tokën në fjalë. Konflikti për përcaktimin e pronësisë së kësaj zone vijon prej 20 ditësh. Përplasjet e pronarëve me oficerë të Gardës dhe efektivë të Policisë së Rendit kanë qenë të ashpra deri dhe në përplasje fizike midis palëve. Më pas, policia ka shoqëruar në komisariat tre pjesëtarë të familjes Kadëna, ndërsa pas kësaj Garda ka vijuar me rrethimin e tokës, e cila është zyrtarizuar “de fakto” në pronësi të kësaj të fundit. Rrethimi me tela me gjemba është bërë, mbasi policia ka larguar pronarët nga zona, por për të vendosur rrethimin me tela punonjësit e Gardës kanë hezituar nga frika e ndonjë veprimi të pamatur me armë. Punonjësit kanë kundërshtuar të rrethojnë vendin, duke u thënë eprorëve “se kemi frikë se mos na qëllojnë me armë nga larg”, por më pas me vështirësi u realizua vendosja e telave në pronë. Ndërsa nga ana tjetër, pronarët akuzojnë për mungesën e shtetit dhe drejtësisë, si dhe për dhunë fizike të kryer nga policia e Garda ndaj tyre. Ata kërkojnë prezantim të dokumentacioneve nga ana e Gardës, pasi sipas tyre, në këtë zonë, këto tre familje janë të vetmet që disponojnë certifikatën e pronësisë.