E Shtunë, 31 Tetor 2026

Teuta Topi dhuron gjak për talasemikët

 

Zonja e parë e vendit dhuron gjak për Spitalin e Pediatrisë në QSUT. Teuta Topi ka ofruar kontributin e saj, për fëmijë që vuajë nga sëmundje të rënda, e që kanë nevoja emergjente për gjak. Nisur nga situata problematike e rezervave të këtij elementi thelbësor për spitalet, bashkëshortja e Presidentit të Republikës, ka dhënë edhe apelin e saj. Spitalet e vendit vazhdojnë ende të vuajnë nga mungesa për gjak. Bankat e gjakut raportojnë se, vendi ynë është ende shumë larg raportit të rezervave me plotësimin e nevojave. Kjo pasi kontigjenti më i madh i sasive të grumbulluara, përdoret për të sëmurët kronikë e sidomos talasemikët. Qendrat e grumbullimit të gjakut nëpër spitale, raportojnë se është rritur numri i dhuruesve vullnetarë. Por, gjithsesi ata janë të pamjaftueshëm për të përmbushur të gjitha nevojat spitalore. Problem gjithashtu mbeten edhe grupet e rralla të gjakut, pasi gjetja e dhuruesve të tyre është shumë e vështirë dhe njerëzit nuk kanë akoma ndërgjegjësimin e duhur për të dhënë kontribut.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›