Teuta Topi, një myslimane në meshën katolike

Dita e Shën Annibalit, dita e Shën Mërisë dhe festa e fëmijëve, janë kremtuar me një ceremoni madhështore në Kishën e Pllanës në Lezhë, me pjesëmarrjen e autoriteteve lokale, nxënësve të shkollës "Effata", prindërve si edhe besimtarëve. E ftuara e nderit ishte Zonja e Parë, Teuta Topi.
Mesha është celebruar nga Ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, monsinjor Ottavio Vitale, i cili në predikimin e tij theksoi se fëmijët janë thesari i zotit dhe dashuria më e madhe që shpreh zoti.
"Unë jam myslimane dhe po marr pjesë në një meshë katolike, nga ku mësova shumë jo vetëm nga mesha por edhe nga programi artistik i fëmijëve, ku të gjithë janë të barabartë", kështu theksoi zonja e parë Teuta Topi duke përcjellë mesazhin se të gjithë jemi të barabartë.
Nga Kisha e Pllanes, zonja Topi u uroi fëmijëve të Shqipërisë gjithë të mirat si dhe u bëri apel prindërve që të përmbushim misionin e tyre për të edukuar sa më mirë fëmijët pasi janë e ardhmja.
Nxënësit e shkollës "Effata", mes tyre mbi 20 fëmijë shurdh-memecë dhanë një koncert të larmishëm duke u uruar të gjithë fëmijëve "Gëzuar festen e 1 qershorit, paqe dhe suksese"