Uizner: Njohja e Kosovës nuk do të anulohet
• Përfaqësuesi amerikan në bisedimet për statusin e Kosovës, Frank Uizner ka deklaruar se as SHBA dhe as Bashkimi Evropian nuk do të anulojnë vendimin e njohjes së pavarësisë së Kosovës. Uizner hodhi mohoi kritikat se njohja e shpejtë e pavarësisë së Kosovës tregon unilaterizmin e politikës së jashtme amerikane. Gjatë një paneli në Institutin Amerikan të Paqes, Uizner tha se nuk beson që çështja e Kosovës duhej zgjidhur duke vënë si prioritete implikime të zgjidhjeve të marrëdhënieve ruso-amerikane. “Bashkësia ndërkombëtare duhej të zgjidhte. Rusia nuk ofronte zgjidhje dhe vetëm verën e kaluar filloi të kërcënohet me veto nëse nuk kënaqet perceptimi i interesave të saja. Rezoluta 1244 nuk përjashtonte pavarësinë e Kosovës si mundësi dhe sipas mendimit tim dhe të shumë ekspertëve që kemi konsultuar shkelje të së drejtës ndërkombëtare nuk ka pasur”, sqaroi Uizner.