E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Rama i quan socialistët si Enver Hoxha Beqir Ballukun

14-07-2011 / Gazeta 55

Jam këtu në parlament në mënyrë simbolike për të vazhduar thyerjen e bojkotit që vazhdon opozita shqiptare si dhe për të dhënë një mesazh tjetër, pas deklarimit të deputetëve evropianë për t’u futur në normalitet, me shpresën se grupi parlamentar socialist do të jetë së shpejti në Parlamentin shqiptar.


Natyrisht duke mos marrë përsipër sidomos në vendimmarrje delikate, për të zhvilluar të gjithë veprimin opozitar, por duke pritur që e gjithë opozita do të vijë dhe do të zhvillojë të gjitha ato veprimtari alternative dhe konstruktive opozitare njëkohësisht edhe të fuqishme.  


Më duhet të vija edhe për një arsye fare të thjeshtë, banale i surprizuar pak sot, kur edhe po hartohet një ligj modern për median shqiptare, po përgatitet një seancë në emisionin Top Story, ku zoti Rama do të vetë pyetet me ndonjë pyetje të paraqitur nga zoti Sokol Balla. Dhe e them me seriozitet se erdha për t’u tallur me këtë lloj auto-pyetje dhe këtë lloj pyetje, ku do të pyetet se, a mundet më që, renegatë të tipit të Islamit të jenë prezentë në PS? Doja t’i përgjegjesha në mënyrë fare të qetë, duke i thënë se z.Rama nuk do i përgjigjet Sokol Ballës me një përgjigje të tillë sepse terminologjia është ajo e diktaturës komuniste, me një përgjigje të tillë që Enver Hoxha ka dhënë në rastin e renegatit Beqir Balluku.


Besoj se Partia Socialiste e ka të gjithë potencialin e saj, pavarësisht nga pakënaqësia lidhur me rezultatin zgjedhor për bashkinë e Tiranës, për të vazhduar të bashkëpunojë me faktorin ndërkombëtar në radhë të parë, sepse është një parti që nuk e meriton një marrëdhënie të tensionuar me ndërkombëtarët. Duhet pritur raporti i OSBE/ODIHR-it dhe mbi bazën e tij natyrisht që duhet ndërtuar e gjithë axhenda për reformën zgjedhore në të ardhmen.


Nuk besoj se PS do të kalojë në veprime që nuk janë të qenësishme për forcën më të madhe në vend.         

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›