Thaçi takoi fëmijët e lindur më 17 shkurt 2008

Në festën e organizuar në dyvjetorin e fëmijëve që u lindën në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, mori pjesë edhe kryeministri Hashim Thaçi. Pasi i përgëzoi fëmijët për shëndet dhe jetë të gjatë, kryeministri porositi qytetarët e Kosovës, që këtë festë t’a kremtojnë me krenari.
Një ditë para se ata të mbushim plotë dy vjet, u festua ditëlindja e fëmijëve të cilët u lindën në ditën e shpalljes së pavarësisë së vendit. Gjatë pjesëmarrjes në këtë festë, kryeministri Hashim Thaçi, i uroi gjithë qytetarët e Kosovës për dyvjetorin e pavarësisë së vendit .
“Ishte kënaqësi e madhe të takohesha me fëmijët të cilët e kanë ditëlindjen në ditën e pavarësisë. Urime ditëlindja gjithë këtyre fëmijëve, urime ditëlindja për Kosovën, urime ditëlindja për shtetin tonë për të ardhmen tonë në BE dhe NATO. Çdo familje kosovare, secili qytetar i Kosovës duhet ta festojë me krenari këtë ditë të madhe historike për vendin tonë. Shteti i Kosovës po konsolidohet, jemi duke ndërtuar një shtet të shëndosh siç po rriten edhe fëmijët e shëndosh në Kosovën shtet dhe dua të theksoj se nëse para dy viteve e kemi shpallur Kosovën shtet sot Kosova ka statusin evropian”, tha kryeministri Thaçi.
Kreu i ekzekutivit tha se secili qytetar duhet të kujtojë të kaluarën e vendit dhe sakrificat e mëdha nëpër të cilat ka kaluar populli deri në arritjen e kësaj dite. Ndërkaq, Ismajl Rudari, i ati i Festonit 2 vjeçar nuk i fshehu emocionet, duke thënë se ndihet mirë që ditëlindja e birit të tij është pjesë e festës së madhe të qytetarëve të mbarë Kosovës.
“Do të ishte mirë që shumë fëmijë të kishin një ditëlindje të tillë në të cilën merr pjesë kryeministri i vendit, por kjo është një ditëlindje e vogël në krahasim me atë që ka vendi“, tha Rudari.
Prindërit e fëmijëve, uruan qytetarët e Kosovës për dy vjetorin e pavarësisë së vendit, ndërkaq festa e fëmijëve u organizua nga kompania “Solution”. (RTK)