Thellohet kriza ekonomike, Leku pëson rënie të konsiderueshme ndaj valutave
Monedha vendase vijon nënçmimin kundrejt euros dhe dollarit . Dobësimi i lekut nisi që në 3-mujorin e fundit të vitit 2008
Ervin KOÇI
Leku shqiptar pësoi një dobësim të papritur dhe të konsiderueshëm kundrejt të gjitha valutave kryesore gjatë ditëve të fundit. Lajmi bëhet i ditur edhe nga të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, sipas të cilave monedha e përbashkët europiane euro, u forcua me 0.7 për qind dhe u kuotua në 130.03 lekë dje, kuota më e lartë e shënuar në një javë. Dollari fitoi 1.67 për qind dhe u këmbye për 100.33 lekë. Leku ishte forcuar gradualisht, por në mënyrë të vazhduar që nga data 26 mars kundrejt euros, por në dy ditët e fundit situata u paraqit negative për monedhën kombëtare në gati një muaj. Gjatë javëve të fundit, leku ishte forcuar në mënyrë të kontrolluar, ndihmuar edhe nga tërheqja e përkohshme e monedhës vendëse nga tregu përmes ankandeve të bonove të thesarit. Zakonisht, leku forcohet gjatë ditës së parë të javës për shkak se bankat përgatiten për të marrë pjesë në ankandet e bonove që zakonisht zhvillohen ditën e martë, edhe pse gjatë javës së fundit ankandi në fjalë nuk u zhvillua.
Analiza e situatës
Dobësimi i lekut, i nisur që në 3-mujorin e fundit të vitit 2008 dhe që ka vazhduar edhe gjatë vitit 2009 ka ardhur si rezultat i kërkesës së tregut bankar dhe jo bankar për valutë. BSH-ja ka arritur në këtë konkluzion në një analizë në lidhje me zhvillimet në tregun e këmbimit valutor. Si rezultat i kësaj situate, leku është nënçmuar me rreth 6 për qind ndaj valutave kryesore, euros dhe dollarit. Gjithashtu disa biznese kanë konvertuar fitimin e tyre vjetore, nga lekë në euro duke bërë që kërkesa për valutën evropiane të rritet dukshëm, e për pasojë të bjerë edhe vlera e lekut. 1 dollarë, një javë më parë shkoi deri në 100 lekë, ndërsa aktualisht ai kushton 100.03 lekë. Sipas BSH-së, vendi ynë mbetet unikal për masivitetin që ka përdorimi i valutave të huaja në transaksione dhe në kursime. Kjo tendencë stimulohet edhe më shumë nga të ardhurat që sjellin emigrantët në familjet e tyre, të cilat aktualisht plotësojnë pothuajse nevojën më të madhe për të ardhura të familjeve shqiptare, sidomos në zonat rurale. Në Shqipëri, gjithashtu, luhatjet e shpeshta të lekut gjatë vitit, me amplituda të mëdha sezonale kanë krijuar një kontingjent, për eksportuesit dhe importuesit vendas. Shqipëria është një vend me një ekonomi të vogël e të hapur, ndaj dhe kursi i këmbimit të lekut luan një rol të rëndësishëm në ndikimin e nivelit të çmimeve në Shqipëri dhe në bilancin e pagesave në vend.
Pozicioni i lekut
Leku ka qenë i qëndrueshëm gjatë viteve të fundit, por u nënçmua me 7 për qind kundrejt euros gjatë muajit shkurt. Nënçmimi i shkurtit qe lëvizja më e madhe e regjistruar në këtë treg në shumë vite. Ekspertët thanë se kombinimi i të ardhurave të pakta nga emigrantët gjatë Vitit të Ri me tërheqjen e fitimeve nga disa korporata të huaja, solli edhe nënçmimin e shpejtë të lekut. Banka e Shqipërisë këshilloi për bizneset e huaja të përdorin "kontratat e së ardhmes" si një instrument që mund të shmangë luhatjet e forta. Rënia e vlerës së lekut prodhon ulje të fitimeve për investimet e huaja dhe rritjen e fitimeve për kompanitë eksportuese. Kontratat e së ardhmes janë porosi paraprake që blerësit u japin tregtarëve të valutës për një transaksion që mund të realizohet në të ardhmen.
23 Prill 2009