Themeluesit i bektashizmit, 800 vjet, si lindi dhe u praktikua? Historia e Haxhi Bektashit
është festuar 800 vjetori i themeluesit të bektashizmit botëror Haxhi Bektash Veli. Në një konferencë të mbajtur me përfaqësues të komunitetit Bektashian si dhe komuniteteve fetare në Shqipëri u kujtua dhe vlerësua emri i tij i cili është edhe figura emblematike e Bektashizmit.
I ftuar në këtë konferencë Ministri i Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve Ferdinand Xhaferri theksoi se Bektashizmi i formësuar nga Haxhi Bektash Veli është institucioni i harmonisë fetare në Shqipëri.
Bektashizmi në Shqipëri filloi të perhapet pas zaptimit të saj nga sulltanët otomanë. Me gjithë këtë, në Shqipëri si në të gjitha vendet e tjera të Ballkanit, Bektashizmi nuk u përhap menjëherë. Një nga pengesat me të mëdha për përhapjen ishte çështja e gjuhës.