E Diel, 1 Nëntor 2026

Vrasësi i policëve, rrjedhja e plotë e ekzekutimit makabër

28/04/2009  Prokuroria për Krime të Rënda e fajëson Afrim Hasanin për 4 akuza

Historia e konfliktit mes tij dhe 2 policëve, dëshmitë dhe provat

TIRANE- Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar procesin hetimor ndaj të pandehurit Afrim Hasanaj që akuzohet për vrasjen barbare të dy efektivëve të policisë së Kukësit, Shkëlzen Dobrushi dhe Ramadan Hila. Pas punës së prokurorit të çështjes Ardian Nezha, i pandehuri Hasanaj është gjendur fajtor në plot 4 vepra penale, të cilat do t’ia rëndojnë konditat përpara trupit gjykues. Nga provat e grumbulluara u arrit të provohej se në datën 16 mars 2009 në qendër të fshatit Shëmri Kukës në lokalin e shtetases Adriana (Lume) Brinja, kanë hyrë me forcë shtetasit Zaim Brinja dhe i pandehuri Afrim Hasani, i cili menjëherë sapo ka hyrë në lokal ka thyer pa asnjë motiv një pasqyrë, dy karrige dhe gota e pjata që ndodheshin në një tavolinë të lokalit. Pikërisht në këtë moment shtetasja Adrijana Brinja ka komunikuar me efektivat e policisë që ndodheshin në fshatin Shënmri, konkretisht policët Ramadan Hila, Ajet Hila dhe Shkëlzen Dobrushi duke u kërkuar atyre ndihmë për dhunën dhe dëmtimet që Afrimi i kishte shkaktuar në lokalin e saj. Menjëherë sapo kanë marrë dijeni në lidhje me ngjarjen tre punonjësit e policisë Shkëlzen Dobrushi, Ramadan Hila dhe Ajet Hila kanë dalë në aksin rrugore Kukës - Tiranë për të bllokuar automjetin me të cilën lëvizte i pandehuri Afrim Hasani. Rreth orës 15:15 minuta, tre policët kanë parë dhe ndaluar automjetin tip “Benz Mercedes 240” ngjyrë e kuqe me targë KR 3778 A, ku në vendin e parë të tij ishte i ulur si pasagjer i pandehuri Afrim Hasani. Pas ndalimit të automjetit nga punonjësit e policisë është konstatuar se në timon të mjetit ishte shtetasi Mentor Hila pronar i mjetit, në sediljen e parë të pasagjerit ishte i pandehuri Afrim Hasani dhe në sediljen e pasme ishin shtetasit Genc Avdia dhe Zamir Avdia. Në këtë moment i pandehuri Afrim Hasani është konfliktuar me punonjësit e policisë veçanërisht me policin Shkëlzen Dobrusha, konflikt që në fillim ka nisur me fjalë e më pas është shoqëruar me zënka deri në përdorimin e dhunës fizike në mënyrë të ndërsjellë mes policëve dhe të pandehurit. Nisur nga kjo situatë dy punonjësit e policisë kanë kryer kallëzim penal në Prokurorinë e Kukësit, ekspertët e të cilës kanë lajmëruar kryer e një kontrolli në banesën e të pandehurit. Mësohet se përpara se të kryej kontrolli Hasanaj kishte mundur të largohej nga banesa. Pasi ka siguruar një armë automatike konkretisht automatikun tip AK me nr 14214879, rreth orës 20:30 të datës 23 mars i pandehuri ka hyrë në lokalin e shtetasit Isa Dobrusha dhe ka hapur zjarr në drejtim të dy punonjësve të policisë, të cilët si pasojë e plumbave të marrë në kokë kanë vdekur menjëherë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›