Kapet shqiptari me 5 kg kokainë
28/04/2009 U bllokuan 9000 euro
Operacion antidrogë në Itali
FIRENCE- Një shqiptar u kap dje nga policia sepse po trafikonte 5 kilogramë kokainë. Policia nuk e bën publik emrin e 24-vjeçarit me kombësi shqiptare, por shpjegon se kanë bllokuar 5,3 kg drogë në një apartament në Empoli. Gjatë kontrolleve ndaj tij janë bllokuar edhe 9000 euro të përfituara nga shpërndarja e kokainës. Nëse kjo sasi droge do të shitej në tre do të përfitohej një shumë e madhe eurosh, ndërsa policia po heton edhe për të tjerë persona të përfshirë në këtë aktivitet. Gjithashtu janë sekuestruar një peshore, 15 telefona celularë, 185 gramë kokainë dhe 35 gramë heroinë si dhe 6.850 euro. Sakaq mësohet se shqiptari ndodhej në shoqërinë e dy personave të tjerë, të cilët u dërguan direkt në ambientet e policisë.