Kapen 165 kg lëndë narkotike në liqenin e Shkodrës
28/04/2009 Ndalohen 2 shtetas
SHKODER- Kontrolli i vazhdueshëm i vijës kufitare, si tokësore, ashtu dhe ujore, ndërmjet zonës së Shkodrës dhe Malit të Zi, ka sjellë si rezultat zbulimin dhe bllokimin e një sasie lënde narkotike, e cila dyshohet se kishte si destinacion vendin fqinj. Sipas informacioneve zyrtare të dhëna nga Drejtoria e Policisë së qarkut të Shkodrës, ndërhyrja e shpejtë e efektivave të komisariatit Malësi e Madhe ka sjellë bllokimin e 164,5 kilogram lëndë narkotike si dhe të dy shtetasve që kishin bashkëpunuar për tregtimin apo transportimin e kësaj lënde të ndaluar. Aksioni policor është zhvilluar në ujërat e liqenit të Shkodrës rreth 15 minuta para mesit të natës së diel, duke vijuar dhe në orët e para të së hënës. Blutë konstatuan se varka drejtohej nga shtetasi Flori R., 21 vjeç, lindur e banues në fshatin “Goshaj”, komuna Kastrat, rrethi Malësi e Madhe, ndërkohë që ka konstatuar dhe se ngarkesa e varkës përbëhej nga disa thasë plastmasi për të cilat u dyshua se ishte lëndë narkotike. Hetimet po vazhdojnë për zbulimin e ekzistencës së një rrjeti më të gjerë trafikantësh të lëndëve e bimëve narkotike.