Në burg 2 vëllezërit shqiptarë
28/04/2009 U dënuan me 17 e 6 vjet heqje lirie
Rrëmbyen biznesmenin italian
XHENOVA- Dy vëllezër shqiptarë u dënuan dje me burg, pasi u akuzuan se kishin rrëmbyer një biznesmen italian. Leonard Myrtaj, 31 vjeç, u dënua me 17 vjet burg, ndërsa i vëllai Ervini, 29 vjeç, u dënua me 6 vjet e 11 muaj burg. Biznesmeni u mor peng më 17 janar të këtij viti në Moneglia, një provincë pranë Xhenovas, për shkak të një borxhi të mospaguar. Dy vëllezër shqiptarë, Leonard e Ervin Myrtaj, kanë rënë në prangat e policisë italiane për rrëmbim personi. Me arrestimin e 30-vjeçarit shqiptar, Leonard Myrtaj, në portin e Brindisit mbyllet edhe çështja e rrëmbimit të artizanit italian, Giuseppe Bonetto. Biznesmeni u mor peng më 17 janar të këtij viti në Moneglia, një provincë pranë Xhenovas, për shkak të një borxhi të mospaguar. Sipas policisë së seksionit të antikrimit në Xhenova, klandestini shqiptar është ndihmuar nga vëllai i tij Ervin Myrtaj, 28 vjeç, i cili u arrestua në Lavagna. Leonard Myrtaj u arrestua në portin e Brindisit në tentative arratisjeje, pasi u kap duke hipur në një anije, e cila do të nisej drejt Vlorës. Arrestimi i tij u krye falë përgjimit të një bisede telefonike që 30-vjeçari po bënte me familjarët në Shqipëri. Gjatë bisedës ai njoftoi familjarët për rikthimin në atdhe. Konflikti mes tyre dhe italianit kishte nisur për një borxh kokainë prej 12 mijë eurosh. Vëllezërit akuzohen se e kishin rrahur italianin dhe e kishin kërcënuar me një pistoletë. Ndërkaq, edhe një shqiptar tjetër Hysen Domi do të gjykohet në Chiavari. Kështu merr fund edhe historia e rrëmbimit të biznesmenit italian, ku drejtësia e këtij shteti vuri në pranga dhe dënoi përgjegjësit e këtij akti të rëndë që cenoi jetën e tregtarit.