Ndiqen në gjendje të lirë 2 turqit e KURUM-it
28/04/2009 Akuzohen për përvetësim
ELBASAN-Lihen në gjendje të lirë me kusht dy turqit e arrestuar pak ditë më parë për korrupsion dhe falsifikim në shumën e 150 mijë eurove në firmën Kurum sh.p.k. dy të arrestuarit ish-drejtori i repartit të çelikut Murat Gunerdi 31 vjeç dhe menaxheri i investimeve Mustafa Turgul 45 vjeç janë paraqitur në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë, pasi seksioni kundër krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë së qarkut i ndaloi nën akuzat e vjedhjes së kryer në bashkëpunim, korrupsionit pasiv dhe falsifikimit të dokumenteve. Gunerdi dhe Turgul u akuzuan në polici nga administratori i shoqërisë “Kurum Koray Izytonoglu” për mashtrimin me gjendjet dhe sasitë e tregtuara të hekurit. Sipas drejtuesve të Kurum, ish-drejtori dhe menaxheri i investimeve kanë mashtruar për të përfituar në mënyrë abuzive që nga maji i vitit 2008 e në vazhdim duke paraqitur në shoqëri dokumentacion të rremë. Dëmi i shkaktuar shoqërisë në këtë rast përllogaritet në 150.000 euro. Por dy turqit e kanë mohuar kategorikisht akuzat e ngritura ndaj tyre. Ata kanë deklaruar në seancë se të gjitha blerjet dhe veprimet në interes të investimeve të kompanisë janë kryer në Stamboll dhe se ata thjesht kanë zbatuar procedurat pa bërë asnjë modifikim dokumentesh. Gunerdi dhe Turkul kanë akuzuar drejtuesit e firmës se gjithçka ndaj tyre e kanë ngritur për t’i implikuar pas konflikteve që kishin lindur mes tyre për inate personale. Prokurori i çështjes Bledar Mustrafaraj nuk doli në përfundime të qarta duke deklaruar se kjo dosje ka nevojë për hetim të imtësishëm për shkak se ka rezultuar e ndërlikuar.