E Diel, 1 Nëntor 2026

Thes me drogë në krahë, shpallet në kërkim trafikanti

 

GJIROKASTER - Një sasi droge e llojit marijuanë prej pesë kilogramësh është kapur nga Policia e Gjirokastrës, ndërkohë që transportuesi i saj është larguar në drejtim të paditur. Burimet zyrtare konfirmojnë për gazetën "Panorama", se ngjarja ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavije në afërsi të fshatit Gorica. Forcat e policisë panë një person që transportonte me krahë një thes, në brendësi të të cilit kishte lëndë narkotike e llojit marijuanë. Në këtë moment personi në fjalë ka hedhur thesin së bashku me lëndën narkotike poshtë urës që ndodhet mes fshatit Terihat dhe Goricë, rreth 10 km në jug të qytetit të Gjirokastrës. Njeriu misterioz ka përfituar nga errësira e natës dhe është zhdukur menjëherë duke braktisur marijuanën dhe larguar menjëherë me shpejtësi për t'i shpëtuar kapjes së policisë, ndërsa kjo e fundit ndonëse ka vijuar ndjekjen, nuk ka mundur ta kapë atë.          p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›