Thirrje për akte terroriste në internet, në pranga një person
Një person u vu në pranga nga policia e Tiranës, pasi akuzohet për nxitje të terrorizmit nëpërmjet internetit. Në prangat e uniformave blu ra Artan Kristo, pas urdhrit të dhënë nga Prokuroria e Përgjithshme. Hetimet për të ndaluarin nisën para një muaji.
Sipas burimeve, Kristo në datë 28 gusht 2009, ka publikuar në një faqe interneti materiale e thirrje në mbështetje të veprimeve terroriste. Materialet nuk janë publikuar në emër të tij, por hetuesit kanë verifikuar se pas tyre fshihet i dyshuari. Faqja e internetit ka përmbajtje fetare. I riu u shoqërua në komisariat, në pritje për të dalë përpara gjykatës. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të “nxitjes, thirrjes publike dhe propagandës për kryerjen e veprave me qëllim terroriste”.