Thirrjet ndërkombëtare vetëm me 45 lekë minuti
Kompania më e re e telefonisë celulare në Shqipëri ka lançuar së fundi ofertën më të re për thirrjet ndërkombëtare. Të gjithë abonentët e Eagle (me parapagesë standarde, Riniring dhe Proring) do të mund të flasin në këto festa me vetëm 45 lekë në minutë kundrejt çdo numri jashtë Shqipërisë, që nga Italia në Australi e Japoni, që nga Kosova në Shtetet e Bashkuara e Argjentinë. Kjo dhuratë me rastin e festave do të zgjatë deri më 15 janar 2009, dhe vjen si një falënderim për qytetarët shqiptarë pas arritjes së abonentit të 200 mijtë. "Kam kënaqësinë t'u shpreh se Eagle shënon 220 mijë abonentë, një shifër tërësisht tej pritshmërisë sonë, që na bën më të vendosur për të punuar me përkushtim e devotshmëri, për t'u sjellë abonentëve tanë dhe gjithë shoqërisë shqiptare shërbimet më të mira dhe cilësore, çmimet më të arsyeshme dhe ofertat më tërheqëse", ka thënë dje Drejtori i Përgjithshëm i "Eagle Mobile", Ali Taskin.