Tifozët e Malmos, e bëjnë Ramën të vetin

Tifozët e klubit suedez Malmo duan ta shohin Valdet Ramën në skuadrën e tyre për sezonin e ri. Jo vetëm kaq, tifozët e Malmos kanë shkuar aq larg saqë e kanë bërë një fotomontazh – Valdet Ramën me fanellën e Malmos.
Jo vetëm kaq, tifozët e njërit prej klubeve më të suksesshme në futbollin suedez, i kanë hapur një faqe në rrjetin social facebook, ku shkuan se shumuesi i skuadrës së Orebros është anëtar i ri i Malmos.
Megjithëkëtë, drejtuesit e Malmos për mediat suedeze kanë thënë se kjo nuk do të thotë se klubi është i interesuar ta angazhojë ish-sulmuesin e skuadrës gjermane, Hannover ’96.
Valdet Rama pati një sezon shumë të mirë në debutimin me skuadrën e Orebros. Ai ishte një nga lojtarët më të mirë të ekipit të ekipit, i cili shkëlqeu në repartin ofanzive. Madje reprezentuesi kosovar bëri golin e vetëm në stadiumin Swedbank, ku Orebro u mund nga Malmo 1:2.