E Diel, 1 Nëntor 2026

Tifozët kuqezi shpallin "non grata" Mukën



Një grup tifozësh vlonjat i kanë bërë thirrje trajnerit të Tiranës, Devi Muka, që të qëndrojë larg kësaj sfide. "Vlonjatit tonë të zemrës, për çdo lloj arsye që mund të ketë, i themi që të qëndrojë larg kësaj ndeshjeje", pohojnë tifozët. Ndërkohë, shoqata "Flota Kuqezi" ka dalë edhe me një deklaratë për shtyp, ku thuhet: "Të dielën e 21 marsit, Flamurtari duhet të ngrejë 'flamurin' në Vlorë dhe ky duhet të jetë flamuri i dinjitetit, moralit, karakterit, për t'i dhënë një mësim të mirë dhe mesazh futbollit në Shqipëri. Nëse në Elbasan shpërndajnë ballakume për Ditën e Verës, ne të dielën do shpërndajmë gola ndaj Tiranës." Shoqata e tifozave të Flamurtarit nuk kërkon mëshirë nga Tirana, sepse sipas tyre "Flamurtari nuk është Kastrioti".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›