E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Çmenduri", Juventusi humbet dhe eliminohet nga Fulham



Dy kartonë të kuq (Kanavaro dhe Zebina) dhe katër gola të pësuar kanë bërë që Juventus ti thotë lamtumirë Europa League përballë një skuadre modeste përsa i përket kompeticioneve evropiane, si Fulhami. Megjithëse shënuan të parët torinezët nuk mundën të mbajnë ritimin e londinezëve të cilët bënë mrekullinë duke kthyer rezultatin e ndeshjes së parë të fituar nga Juventus 3-1 në Torino. Në ndeshjet e tjera bie në sy barazimi me shumë gola në Verder-Valencia që kualififikoi spanjollët. U kualifikuan edhe Atletiko, Standart, Benfika dhe Volfsburg.

Fulham-Juventus 4-1
Shënues: Zamora 9', Gera 39', 49' (p), Dempsey 82'/ Trezeguet 2' Marsejë-Benfika 1-2
Shënues: Niang 70'/ Pereira 75', Kardec 90'
Standard-Panathinaikos 1-0
Shënues: Mbokani 45'
Verder-Valencia 4-4
Shënues: Hugo Almeida 26', Frings 57' (p), Marin 62', Pizarro 84'/ David Villa 2', 45', 65', Mata 15'
Liverpul-Lilë 3-0
Shënues: Gerrard 9' (p), Torres 49', 89'
Anderleht-Hamburg 4-3
Shënues: Lukaku 44', Suarez 45', Biglia 59', Boussoufa 66'/ Boateng 42', Jansen 54', Petric 75'
Sporting-Atl.Madrid 2-2
Shënues: Liedson 19', Polga 45'/ Kun Agüero 3', 33'
Volfsburg-Rubin Kazan 2-1
Shënues: Martins 58'/ Kasaev 21', Gentner 119’

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›