Tiranë, digjet në kabinë elektricisti i KESH
TIRANE - Një elektricist ka rrezikuar seriozisht jetën mbrëmjen e djeshme, kur kolegët e tij kanë ngritur levën e furnizimit me rrymë elektrike të kabinës ku ai po punonte.
Sipas policisë së kryeqytetit, ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 19:00, përballë restorant "Durrësit", në rrugën "Siri Kodra" në Tiranë. Shkëlqim Sahani, 56 vjeç, është dërguar menjëherë në spital me djegie të shumta në të gjithë trupin. Sipas mjekëve, gjendja është e rëndë, por gjithsesi elektricisti ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sahani dhe kolegët e ekipit të tij të riparimeve të defekteve në KESH ishin njoftuar për një defekt në kabinë elektrike, e cila kishte lënë pa energji elektrike një pjesë të konsiderueshme të lagjes përreth. Ndërkohë banorët pohojnë se në këtë lagje nuk ka pasur rrymë elektrike gjatë gjithë ditës së djeshme. Pas telefonatave të banorëve, KESH ka dërguar ekipin e riparimeve në kabinën ku ndodhej defekti, ndërsa punonjësit pasi kanë ndarë punët, 56-vjeçarit Sahani i është caktuar të punonte në mjediset e brendshme në kabinë. Në këtë moment dikush ka ngritur levën e furnizimit me energji elektrike duke shkaktuar shkarkesë elektrike që ka goditur 56-vjeçarin Sahani. Paraprakisht dyshohet se leva është ngritur aksidentalisht, nga kolegët, të cilët nuk kishin llogaritur momentin në të cilin ai ndodhej duke punuar në kabinë. Aktualisht policia ka nisur hetimin për shkakun e ngritjes së levës së rrymës. f.m.