Tirana-Teuta, kthehet Muka, mungon Vilfor Hysa
Kapiteni i Tiranës Devi Muka është stërvitur dje me pjesën tjetër të skuadrës dhe me shumë gjasa sot do të jetë titullar nga minuta e parë në përballjen me Teutën. Tirana ka nevojë urgjente për pikë ndaj Muka shihet si shpresa e madhe e skuadrës bardheblu në këtë moment të vështirë. Ndërkohë bregdetarët veç transfertës së vështirë nuk do të kenë në dispozicion edhe sulmuesin e tyre më të mirë, Vilfor Hysa. Ai është dëmtuar në ndeshjen me Laçin, por pritej që ai të rikuperohej për ndeshjen e sotme, por ka qenë e pamundur. Hysa ka qenë shënues tek Teuta në tre ndeshjet e fundit dhe mungesa e tij e ka bërë jo me pak dhimbje koke trajnerin. Kushtëzuar nga mungesa e sulmuesit të tij, trajneri mund të luaj me dy sulmues dhe jo me tre si ka luajtur në ndeshjet e tjera