Tirana s’ndalet, kthehet e vetme në vendin e I-rë
Skuadra e Tiranës ka fituar dje bindshëm 3-1 ndaj Flamurtarit duke konfirmuar pozitën e saj e vetme në krye të klasifikimit të kampionatit pas zhvillimit të javës së pestë. Një fitore që ndryshe nga ato paraardhëset e këtij sezoni, Tirana ka arritur ta sigurojë duke bindur edhe me lojën dhe superioritetin e saj ndaj kundërshtarit. Pas barazimit në javën e parë, bardheblutë numërojnë tashmë katër fitore radhazi dhe një kuotë prej 13 pikësh që pavarësisht përfundimit të sfidës së sotme mes dy ndjekësve më të afërt, Elbasanit dhe Shkumbinit, i sigurojnë ish-kampionëve ekskluzivitetin e kryesimit. Nga ana tjetër, në kampin vlonjat rikthehet “kriza” teksa Flamurtari pas javës së pestë numëron humbjen e tretë që zbeh dy fitoren e arritura më parë ndaj Besës dhe Vllaznisë.
Lushnja–Dinamo 1-2
Dinamo nuk e pati aspak shëtitje transfertën e Lushnjës, madje nëse nuk do të ishte loja e dobët e formacionit të Saimir Malkos, trajneri kroat i bluve, Zlatko Kovaçiç – shumë i nervozuar gjatë gjithë takimit – mund të kishte dalë nga “Roza Haxhiu” vetëm me një pikë. Gjithsesi, Dinamo falë golave të Jusufit (7’) e Plakut (85’) regjistroi fitoren e dytë sezonale, përballë një Lushnje të zbehtë, që arriti të shënojë vetëm një gol me anë të kongolezit Richard Bokotola. Për Plakun ky ishte goli i tretë sezonal. Në javën e ardhshme, Dinamo do të luajë kundër Vllaznisë në kryeqytet, në një sfidë tërheqëse kundër ish-trajnerit të saj Agim Canaj, ndërsa Lushnja do të udhëtojë në Peqin kundër Shkumbinit vendas, skuadrës që ka marrë pikët e plota në tri përballje në fushën e saj.
Besa–Teuta 1-1
Me barazimin 1-1 kundër Teutës në Kavajë, duket se Besa nuk di të fitojë në shtëpi, kur në tri përballjet e këtij sezoni ka mundur të barazojë dy ndeshje e të humbasë një. Teuta shënoi golin e parë në pesë javë kampionat, por falë një autogoli të mbrojtësit të kavajasve Erion Xhafa, i cili devijoi një goditje të Emiliano Vilës në minutën e 55-të. Trajneri Ilir Daja, i cili zëvendësoi Iljaz Haxhinë pas barazimit me Dinamon, nuk ka mundur të zgjojë nga gjumi skuadrën e shumëpaguar nga presidenti kavajas Bizhdili. Vlonjati Artan Sakaj me një goditje nga larg shënoi golin e vetëm të Besës në minutën e 43-të, duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 1-0, e duke dhënë shpresë për fitoren e dytë sezonale të skuadrës që arriti të kalojë një tur në Kupën Intertoto, por që këtë sezon po shfaqet shumë e zbehtë.
Deklaruan
Blazh Slishkoviç
“Besoj dhe jam i bindur se skuadra e meritoi këtë fitore. Djemtë shfaqën një lojë të mirë dhe të japin shpresë se Tirana mund të bëjë vërtetë para. Gjithsesi unë mendoj se ka ende për të përmirësuar. Kështu, ndaj Flamurtarit mund dhe duhet të kishim fituar me një diferencë më të madhe golash. Në kërkim të golit të parë, u hasën disa vështirësi në rrjedhshmërinë e lojës nga mbrojtja në sulm”.
Zlatko Daliç
“Morëm tre pikë shumë të rëndësishme në këtë takim. Ekipi realizoi shumë shpejt, duke u çliruar por mund të them se gjatë pjesës së dytë arritëm ta mbajmë kundërshtarin larg mundësive për të shënuar. Nuk jam i kënaqur me lojën e ekipit tim e dua të shpreh komplimentet ekipit të lushnjes për lojën që zhvilloi. Kemi shumë punë për të bërë në të ardhmen pasi fati ishte me ne sot dhe jo me Lushnjën. Futbolli njeh edhe raste të tilla”.
Sulejman Starova
“Jam i kënaqur me lojën e ekipit pasi detyrat taktike mendoj që u zbatuan mirë dhe arritëm objektivin që kishim. Përballë ishte Besa një ekip shumë i fortë e me pretendime. Ata në shumë raste arritën të na vinin në vështirësi dhe mund edhe të kishin fituar. Megjithatë unë i përgëzoj djemtë e mi pasi zhvilluan një lojë dinjitoze dhe u treguan të saktë ne veprimet e tyre. Mund të kishim shënuar edhe gola të tjerë, por jam i kënaqur”.
Ilir Daja
“Deri në minutën e 70-të unë jam i kënaqur me lojën e ekipit, ndërkohë që në minutat e mbetur pati një shthurje taktike e cila na çoi në një çorganizim dhe nuk arritëm dot të dilnim përpara portës ashtu siç duhej. Në rastin e pësimit të golit u treguam të pasigurt dhe i dhuruam kundërshtarit barazimin. S’jam aspak i kënaqur me rezultatin. Përgjegjësitë për këtë barazim zhgënjyes i marr unë përsipër”.
Kategoria Superiore
Java e 5-të
Dje
Tirana-Flamurtari 3-1
Memelli 16’, 60’, 62’/ Con 30’
Besa – Teuta 1-1
Sakaj 45’ / Xhafa (ag) 55’
Lushnja – Dinamo 1-2
Bokotola 75’/ Jusufi 8’, Plaku 85’
Sot
Partizani – Apolonia
Elbasani – Shkumbini
Të premten
Vllaznia-Bylis 1-0
Sinani 18’
Renditja
Ekipet N F B H Gol P
1. Tirana 5 4 1 0 8-2 13
2. Vllaznia 5 3 1 1 6-3 10
3. Dinamo 5 2 3 0 5-2 9
4. Shkumbini 4 3 0 1 7-4 9
5. Elbasani 4 2 2 0 2-0 8
6. Flamurtari 5 2 0 3 4-6 6
7. Besa 5 1 2 2 4-5 5
8. Partizani 4 1 1 2 3-4 4
9. Apolonia 4 1 1 2 3-5 4
10. Lushnja 5 1 0 4 3-7 3
11. Bylis 5 1 0 4 4-9 3
12. Teuta 5 0 3 2 1-3 3
Kategoria e Parë
Java 4-t
Dje
Besëlidhja-Sopoti 2-1
Ada-Naftëtari 4-2
Kastrioti-Tërbuni 4-1
Bilisht Sport-Dajti 0-1
LaÇi-Turbina 3-2
Sot
Burreli-Skënderbeu
Skrapari-Gramozi
Të premten
Luftëtari-Pogradeci 4-3
Renditjet
EKIPET N F B H Gol P
1. KASTRIOTI 4 3 0 1 8-3 9
2. SKËNDERBEU 3 3 0 0 7-3 9
3. LUFTËTARI 4 3 0 1 8-4 9
4. BURRELI 3 2 1 0 7-1 7
5. LAÇI 4 2 1 1 5-4 7
6. BESËLIDHJA 4 2 1 1 5-4 7
7. DAJTI 4 2 1 1 2-3 7
8. TURBINA 4 2 0 2 5-4 6
9. GRAMOZI 3 2 0 1 3-2 6
10.TËRBUNI 4 1 1 2 1-2 4
11.NAFTËTARI 4 1 1 2 4-6 4
12.ADA 4 1 1 2 4-8 4
13.SOPOTI 4 1 0 3 2-4 3
14.BILISHTI S. 4 0 1 3 0-4 1
15.SKRAPARI 3 0 1 2 2-5 1
16.POGRADECI 4 0 1 3 4-9 1