Tiranë, 15-vjeçari përdhunon fqinjën e mitur
Një 15-vjeçar në Tiranë ka përdhunuar fqinjën e tij një vit më të vogël. Sipas policisë, në arritjen e qëllimit të tij i mituri ka përdorur një thikë. Sipas burimeve nga policia, adoleshenti me inicialet L.N. është shoqëruar në komisariat, pasi ai u denoncua nga fqinja e tij 14-vjeçare me inicialet A.P. Vajza ka shkuar për vizitë në banesën e fqinjit të saj, i cili në atë moment ndodhej i vetëm. Vajza ka kundërshtuar, por me dhunë dhe nën kërcënim, 15-vjeçari ia ka rritur qëllimit. 14-vjeçarja ka shkuar në banesën e saj duke qarë dhe më pas u ka treguar prindërve në lidhje me këtë ngjarje. Ata më pas kanë bërë edhe denoncimin ndaj fqinjit të tyre.