Tiranë; Akuzohet për abuzim seksual, pranga 28-vjeçarit
Një vajzë ende pa mbushur moshën 18-vjeçare ka denoncuar ditën e djeshme një 28-vjeçar se ky i fundit ka abuzuar seksualisht me të. Sipas Seksionit Kundër Krimeve Seksuale e Lirisë së Personit, ka filluar procedimi penal në ngarkim të këtij personi, emri i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimi, nën akuzën e përdhunimit. Sipas hetimit, vajza e mitur ka dëshmuar se të shtunën në mbrëmje, djali që ajo kishte njohje të mëparshme, një 28-vjeçar nga Tirana, e ka tërhequr deri tek Liqeni Artificial, ku pasi e ka mashtruar, ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë. Policia tha se pranoi denoncimin dhe po vazhdon puna për kapjen e autorit, ndërkohë që materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë për veprën penale të marrëdhënieve seksuale me dhunë me të mitura të moshës 14-18 vjeç, parashikuar nga neni 101 i Kodit Penal.