Tiranë; Akuzohet për shitje droge, prangoset 31-vjeçari
Policia e Tiranës ka arrestuar dje një person me akuzën e “shitjes së lëndëve narkotike”. Sipas burimeve policore bëhet e ditur se ndalimi është bërë pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe vrojtimeve paraprake ndaj të dyshuarit. Sipas drejtorisë së Policisë së Qarkut të Tiranës u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi Gëzim Kotorri, 31 vjeç, lindur e banues në Kavajë. “Ky shtetas ka qenë me precedentë të mëparshëm penalë. Ai u kap me një sasi prej 375 gram bimë narkotike e llojit Kanabis Sativa dhe akuzohet për “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, - tha policia. Materailet për këtë shtetas i kanë kaluar Prokurorisë së Kavajës për hetime të mëtejshme.