Tiranë; Burg me afat 30 ditë për dy të rinjtë, u akuzuan për shpërthimin
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest me burg 30 ditë” për dy të rinjtë e arrestuar për shpërthimin e disa ditëve më parë në një lokal. Gjyqtari Ilir Çeliku njërën nga masat e ka zhvilluar në ambientet e gjykatës, ndërsa tjetrën në ambientet e Spitalit Ushtarak. Njëri nga të rinjtë ka deklaruar se kishin frikën se i merrnin ushtarë, ndaj nuk iu bindën urdhrit për të ndalur, ndërsa tjetrit, Erges Isufaj, i është komunikuar akuza në gjendje kome. Gjykata ka dëgjuar edhe rrethanat e përshkuara nga prokurori, pretendimin e avokatëve dhe njërit nga të ndalurit, dhe vendosi t’i lërë vetëm 30 ditë kohë prokurorit për të sjellë provat që bëjnë fajtorë dy të ndaluarit. Njëri prej tyre ka pretenduar se ishin në punë si kamerierë pranë TVSH-së dhe ishin duke u larguar me motor drejt shtëpisë.