Tiranë; Kërkohej për armëmbajtje, pranga studentit
Ishte në kërkim për armëmbajtje pa leje dhe ndalohet nga policia. Lajmi është bërë i ditur nga policia e Tiranës, dje gjatë një deklarate për mediat. Sipas zëdhënëses, policia e Tiranës ka ndaluar shtetasin në kërkim Ardit (Endri) Ahmetaj, 26-vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, aktualisht student. Ndaj tij, gjykata e Tiranës me vendim të datës 27 shkurt 2008, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal. “Me këtë ndalim që realizuan forcat policore kanë ekzekutuar vendimin e gjykatës”, - thanë të njëjtat burime.