E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhafaj: PD po dëmton procesin

 

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Socialiste, Fatmir Xhafaj ngriti mbrëmë në orët e vona të mbrëmjes shqetësimin e tij për probleme në disa zona të ndryshme të vendit, ku përgjegjës janë komisionerët demokratë, të cilët po dëmtojnë procesin e numërimit. Sipas Xhafës, komisionerët e PD-se po sjellin kështu zgjatjen e procesit dhe rrezikun për ta vënë procesin në turbullira që mund të sjellin tension. Sekretari socialist hodhi akuza për presion të uniformave blu ndaj komisionerëve në disa qendra numërimi të votave, ka mungesa energjie si dhe ka prezenca të zyrtarëve të lartë të shtetit. “Në VNV në Paskuqan, është shfaqur zv/ministri i Brendshëm Gent Strazimiri, së bashku me 3 agjentë krimesh, duke bërë presion mbi numëruesit e PS”, tha Xhafaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›