Vetëhelmohen 2 gra nga Fieri, vdes njëra, tjetra rëndë
07/04/2010 Mister shkaqet, dyshohet të kenë pasur grindje familjare
FIER- Dy raste vetëhelmimi kanë ndodhur ditën e djeshme në rrethin e Fierit. Të dyja kanë qenë gra të martuara me fëmijë, ndërkohë që ende nuk dihen motivet e vetëhelmimit, pohuan për gazetën si burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Fier, ashtu edhe ato nga spitali rajonal i qytetit. Në orët e para të ditës së djeshme në repartin e patologjisë në spitalin rajonal civil të Fierit ka shkuar shtetasja K. Bome 47 vjeçe e martuar me fëmijë. Ajo ka mbërritur në spital falë ndihmës që i ka dhënë bashkëshorti i saj si dhe familjarët. Ajo kish pirë dy kokrra të pesticidit fostoksinë, pohoi për gazetën mjeku toksikolog Kilo Stoja. Edhe pse ajo i është nënshtruar një kure intensive për ta shpëtuar nuk ka mundur që t’i shpëtojë vdekjes. Ajo ka ndërruar jetë në orën 17 të pasdites së djeshme. Po dje në mesditë në repartin e patologjisë ka mbërritur prej familjareve të saj 34-vjeçarja L. O. e martuar me fëmijë. Sipas mjekut Stoja, ajo kish pirë një lloj helmi që përdoret për drurët frutorë, por që ende nuk është përcaktuar se i kujt lloji është. Gjendja e saj shëndetësore është e rëndë, pohoi Kilo Stoja. Ajo i është nënshtruar një kure intensive si lavazh stomaku, pasi ka mbërritur me puls pothuajse zero, pohuan bluzat e bardha të spitalit Fier. Për të dy rastet nuk dihen motivet e vetëhelmimit të tyre edhe pse tek koka në spital u rinë bashkëshortët dhe familjarët e tyre. Për të dy rastet është njoftuar policia, e cila pret përmirësimin e gjendjes shëndetësore të 34 vjeçares, ndërkohë që për rastin e parë policia ka marrë në pyetje familjarët dhe po punon për zbardhjen e motiveve të këtyre ngjarjeve.