Korçë, mbesin të plagosur 4 shtetas
12/11/2009 Në dy aksidente
KORÇE- Dy aksidente, njëri i ndodhur përgjatë rrugës dytësore Korçë - Vithkuq dhe tjetri në rrugën Korçë – Bilisht kanë lënë të plagosur 4 persona. Ndërkohë ndaj dy autorëve të ngjarjes dhe konkretisht ndaj drejtuesit të mjetit Denis A., 26 vjeç, i cili kishte qenë duke drejtuar automjetin tip veturë me targë të Tiranës dhe ndaj shtetasit Petraq T. 69- vjeç, që kishte qenë duke drejtuar automjetin më targa Korçe janë kryer veprimet e nevojshme procedurale për veprën penale të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, parashikuar nga neni 290/1 i K. Penal. Mësohet gjithashtu se 69-vjeçari është arrestuar, ndërsa drejtuesi tjetër i mjetit do të ndiqet në gjendje të lirë. Nga burimet e policisë bëhet e ditur gjithashtu se drejtuesi i mjetit Denis Agolli, banues në lagjen nr 7 të Korçës, ndërsa udhëtonte përgjatë rrugës Korçë- Vithkuq, teksa kishte mbërritur në fshatin Leshnjë kishte humbur kontrollin e automjetit dhe kishte dalë nga rruga. Për pasojë kishin mbetur të plagosur dy shtetas: njëri 53 vjeç dhe tjetri 26 vjeç, të cilët pas marrjes së ndihmës mjekësore rezultojnë të mos kenë probleme me shëndetin. Ndërkaq është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Petraq T., lindur dhe banues në fshatin Rrëmbec të Korçës, pasi ky i fundit, ndërsa kishte qenë duke drejtuar autobusin përgjatë aksit rrugor Korçë - Bilisht, me të mbërritur te vendi i quajtur “Kryqëzimi i Plasës” ishte përplasur me mjetin tip veturë me targa HNB 4689, e cila drejtohej nga shtetasi Endri Tore, lindur dhe banues në Korçë. Nga kjo përplasje automjetesh mbetën të plagosur drejtuesi i autoveturës, 37-vjeçari Tore dhe shtetasja J. T., 18 vjeç, e cila gjendet në spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën.