Tiranë; Prangoset 30-vjeçari, plagosi me mjete të forta një adoleshent
Policia e Tiranës vuri në pranga një 30-vjeçar, i cili akuzohej për plagosje të lehtë. Në prangat e shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë ra Perlat Gjoka, i dënuar më parë për plagosje të lehtë. Sipas burimeve nga policia, ndalimi i tij u krye pasi në datën 29 tetor 2009, në kompleksin “Tris” dyshohet se ka goditur me sende të forta 18-vjeçarin me inicialet K.S. Gjithashtu, i ndaluari është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Kukës për një tjetër vepër penale. Shtetasi iu dorëzua për veprime të mëtejshme Drejtorisë së Policisë së Qarkut Kukës.