Tiranë, vetëvaret 15-vjeçarja
Një 15-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme në fshatin Kasallë të Tiranës. Adoleshentja është gjetur nga të afërmit e vetëvarur në një pemë. Me gjithë ndihmën e dhënë, çdo gjë ka qenë e kotë, pasi viktima nuk jepte më shenja jete. Sipas burimeve zyrtare, viktima është 15-vjeçarja me inicialet A.P. Policia shkoi në vendngjarje, ku ngriti një grup pune për të hetuar shkaqet e ngjarjes. Janë marrë në pyetje familjarët, në lidhje me ndonjë problem të së miturës. Familja ku jetonte vajza ishte në kushte të vështira ekonomike. Po punohet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.