Tirane; Theret me thikë në fyt transvestiti Kristina, dyshohet prishja e pazarit
Një transvestit është therur me thikë mbrëmjen e djeshme pranë Torre Drinit në Tiranë. Bëhet fjalë për një shtetas me pseudonimin Kristina, i cili ka qenë duke kaluar kur është sulmuar me thikë. Burime policore bënë të ditur pas vrasjes se transvestitit i është prerë fyti me thikë, ndërkohë që një person është ndaluar si i dyshuar për këtë ngjarje. Ngjarka ka ndodhur rreth orës 22:40 të mbrëmjes së djeshme prane ndërtesës së Torre Drinit. Policia e njoftuar ka shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që viktimës i është dhënë ndihma e parë duke e trnsportuar për në spital por pa mundur t’i shpëtojnë jetën pasi vdiq rrugës. Dyshohet se shkak i këtij krimi ka qenë prishja e pazarit, c’ka mund te kete sjellë edhe vrasjen e Petritit, i njohur me pseudonimin Kristina, një prej tranvestitëve që frekuentojnë lulishten para Sahatit dhe pas Pallatit të Kulturës në Tiranë. Sipas burime policore, Petriti është ekzekutuar i prerë në fyt me thikë, ndërsa policia dyshon se ngjarja ka lidhje me aktivitetin e tranvestitit si prostitutë. Nga ana e policisë së kryeqytetit po vazhdon hetimi për zbardhjen e ngjarjes.