Tiranë, Vdes 28-vjeçari, ra nga kati i tretë
Një 28-vjeçar ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga kati i tretë i një pallati. Ngjarja tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme, në rrugën "Muhamet Gjollesha", pranë zonës së quajtur "21 Dhjetori". Klodian Xibraku ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku banonte, ndërkohë që policia është njoftuar fillimisht se ai ishte hedhur. Megjithatë, me t‘u njoftuar në vendin e ngjarjes kanë shkuar uniformat blu të Komisariatit Nr. 2, të cilët janë ndihmuar edhe nga ekspertët në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Sipas të dhënave paraprake, ka rezultuar se viktima është 28-vjeçari Klodian Xibraku, ndërkohë që ka nisur puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje tragjike. Gjithashtu, policia tha se ai ka qenë duke u marrë me një punë personale, kur ka rrëshqitur, duke rënë në trotuar, ku ka gjetur vdekjen e menjëhershme.