Workshop për riciklimin e mbeturinave
Korporata Financiare Ndërkombëtare (IFC) pjesë e grupit të Bankës Botërore, në kuadër të projektit të saj për ngritjen e kapaciteteve për sektorin e industrisë së riciklimit në Ballkanin Perëndimor, po punon për nxitjen e partneritetit midis pushtetit lokal-vendor dhe biznesit në këtë drejtim. Këtij qëllimi i shërbeu dhe workshop-i me temë "Krijimi i partneriteteve publike private (PPP) në sektorin e menaxhimit të mbetjeve në Ballkan", zhvilluar dy ditë më parë. Jerome Esmay, konsulent i IFC-së, u shpjegoi pjesëmarrësve të gjitha hapat që duhen ndjekur për të krijuar një projekt riciklimi mbeturinash me kosto efektive, duke filluar nga tenderimi dhe prokurimi, kontraktimi, monitorimi e menaxhimi i performancës së kontraktuesit dhe deri tek alokimi i riskut.