E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, arrestohet 31 vjeçari i kërkuar për plagosje me armë



Dje në mesditë specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, realizuan ndalimin e shtetasit Gerald (Albert) Allaman Ciku, 31 - vjeç, banues në Fushë Prezë. Ndalimi i tij u krye sepse më datë 12 Maj 2009, dyshohet se në Vorë ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin Xhevdet Xhafer Muça, 40 vjeç, banues në Vorë, duke e plagosur këtë të fundit në këmbë. Kapja e tij u mundësua nga Seksioni i Kërkimit, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 16 Qershor 2009, ka lëshuar urdhrin e ndalimit për këtë shtetas. Ndërkohë që, ky shtetas ishte person i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, për veprën penale të “Vrasjes së mbetur në tentativë” dhe të “Armëmbajtjes pa leje”, parashikuar nga nenet 76, 22 dhe 278/2 të Kodit Penal.

Pukë, banorët protestojnë kundër ushtrisë për shpërthimin e municioneve

Asgjësimi i municioneve me shpërthim nga ushtria ka hasur në kundërshtimin e banorëve të fshatit Tërbun të Pukës të cilët bllokuan në shenjë proteste rrugën kryesore. Sipas tyre asgjësimi i municioneve shkatërron turizmin në zonë. Protesta që nisi dje në orët e paradites në fshatin Tërbun ka zgjatur për rreth 3 orë. Banorët e Tërbunit bllokuan rrugën kryesore që të çon për në fshat nga ku i bënë apel qeverisë të mos asgjësojë municionet e vjetra me shpërthim. Sipas tyre asgjësimi më shpërthim shkakton frikë dhe panik tek banorët dhe jo më tek turistët që sipas banorëve kanë nisur të eksplorojnë këtë vit zonat malore të Pukës. Nën thirrjet se po dëmtohet turizmi malor, banorët kërcënuan se protesta e tyre do të përsëritet deri në ndalimin e këtij krimi ndaj turizmit sic ce konsideruan banorët shpërthimin e municioneve në pyjet e Pukës.

14 Gusht 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›