E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, plagosen me thika dy të rinj

Dy plagosje kanë ndodhur dje, ndërkohë që të dëmtuarit ndodhen në gjendje të rëndë. Burimet policore bënë të ditur se rreth orës 15.30, ka bërë kallëzim Skënder Fatmir Kamberi, 15 vjeç, lindur dhe banues në Rrugën e Dibrës, nr. 134, se në orën 13.30, në Rrugën e Barrikadave, ka hipur në një mjet tip "Mercedes Benz", i paidentifikuar dhe është goditur me një thikë në bark, nga një shtetas i panjohur. I dëmtuari ndodhet në spital, në gjendje jo të mirë shëndetësore. Policia tha se për këtë rast u kryen veprimet procedurale dhe nga informacionet e marra u bë identifikimi i autorit, i cili është Emiljano Dollapi, 25 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në rrugën "Myslym Keta". Sipas policisë, po punohet për kapjen e tij dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Ndërsa për plagosjen e dytë, policia tha se ka ndodhur te Rruga e Elbasanit. Nga të dhënat hetimore mësohet se shërbimet e Komisariatit nr. 1 janë njoftuar se rreth orës 22.30, në Rrugën e Elbasanit, katër persona me një mjet "Golf 4", kanë goditur me thikë Alban Zelën, 21 vjeç, banues në Pezë, me arsim 12 klasë i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ble. Gi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›