Tiranë, policia parandalon një krim
Policia e Tiranës ka arrestuar një 38-vjeçar, i cili dyshohet se do të kryente një krim. Ai është kapur me një armë automatike, teksa po udhëtonte në Rrugën e Durrësit. Burimet policore të kryeqytetit bënë të ditur se u arrestua në flagrancë shtetasi Ardian Irfan Leka, 38 vjeç, banues në Vorë, pasi më datë 18 prill, rreth orës 22:30 është kapur në Rrugën e Durrësit, gjatë një kontrolli afër zonës së ambasadave. Ai kishte me vete një automatik me dy krehra me fishekë.