E Shtunë, 31 Tetor 2026

‘Kukësi’, Gianni De Biasi: Forca e ideve, jo rastësi

TIRANE-Trajneri i Kombëtares kuq e zi, Gianni De Biasi vlerëson arritjet e Kukësit, që dje vulosi historinë në futbollin shqiptar, duke u renditur si e para skuadër shqiptare që kalon tri ture në një kompeticion europian.

De Biasi shkruan në Facebook se fitorja e ekipit të Kukësit, është rezultat i ideve dhe jo rastësore.
“Urime Kukesi!!! La forza delle idee... Nulla avviene per caso! (shqip) Urime Kukësi. Forca e ideve … Asgjë nuk ndodh rastësisht”, shkruan trajneri i kombëtares shqiptare.

Edhe pse vlerësimet e De Biasit për cdo fitore të Kukësit në rrjetin social nuk kanë munguar, personalisht trajneri italian që drejton kuqezinjtë shqiptarë nuk ka ndjekur në stadium asnjë lojë të ekipit të Kukësit.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›