Tiranë, të burgosurit flenë në dysheme
• Të paraburgosurit flenë në dysheme edhe në burgjet e Tiranës.Trazhgim SokolajBurgu 302 në kryeqytet nuk ka shtretër dhe dyshekë të mjaftueshëm për numrin e personave të arrestuar që mbahen aty. Ky është konstatimi i inspektorëve të Avokatit të Popullit të cilët kanë kryer një monitorim të kushteve në Burgun 302 në Tiranë. Ata vëzhguan gjatë tri ditëve të fundit mënyrën si trajtohen të paraburgosurit dhe kushtet e jetesës. Në fund të inspektimit, vëzhguesit e Avokatit të Popullit kanë arritur në përfundimin se një numër i konsiderueshëm të paraburgosurish flenë në dysheme për shkak të mungesës së krevateve. Një situatë e tillë mësohet se ndodh prej muajsh në qelitë e burgut të sigurisë së lartë 302 në Tiranë. Shkak për rëndimin e kushteve të burgut mësohet se është bërë mbipopullimi, pasi në këtë burg mbahen dhjetëra të arrestuar më tepër sesa kapaciteti i institucionit. Specialistët e fushës parashikojnë se kur situata paraqitet në këtë gjendje në Tiranë, kushtet në paraburgimet e rretheve duhet të jenë akoma më të vështira. Vëzhgimi i Avokatit të Popullit në Burgun 302 është bërë pas ankesave të shumta për mungesën e kushteve në këtë institucion të paraburgimit. Aty mbahen kryesisht të arrestuarit për krime të rënda si dhe persona të tjerë të prangosur nga policia e kryeqytetit. Ligji i burgjeveNë kohën kur burgjet dhe paraburgimi në Shqipëri vuajnë nga mbipopullimi dhe kushtet e rënda, në Komisionin e Ligjeve ndodhet për diskutim projektligji "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim". Krahas vëzhgimeve në terren për mënyrën se si trajtohen të dënuarit apo të paraburgosurit, Avokati i Popullit i ka drejtuar Komisionit Parlamentar propozime konkrete për ndryshime në ligj. Këto propozime kanë për qëllim rritjen e spektrit të të drejtave të personave që mbahen në burgje apo në paraburgim. Propozimet e bëra nga Avokati i Popullit prekin edhe mënyrën se si do të zhvillohen inspektimet në burgje. Avokati i Popullit kërkon që të shkruhet në ligj që vëzhguesit apo inspektorët e tij, kanë të drejtë të hyjnë në çdo burg apo në paraburgim të vendit, ku ka dyshime se mund të abuzohet me të drejtat dhe liritë e njeriut. Sipas kërkesës, është e nevojshme të sanksionohet në ligj, që përfaqësuesit e Avokatit të Popullit janë të lirë të vëzhgojnë në çdo kohë dhe në çdo institucion pa pasur nevojë të kërkojnë leje paraprake. Gjithashtu Avokati i Popullit ka kërkuar që kur përfaqësuesit e tij të hyjnë në burgje apo në paraburgime, atyre t'u krijohet mundësia të flasin konfidencialisht me të arrestuarit apo të dënuarit. Kjo është kërkuar të realizohet në mënyrë që të arrestuarit apo të dënuarit të jenë të lirë të tregojnë të gjitha abuzimet e mundshme apo shkeljet e të drejtave dhe lirive të njeriut.Sherri burgje-policiPrej muajsh Policia e Tiranës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ndodhen në një situatë përplasjeje, e cila bie në kurriz të qytetarëve të arrestuar. Persona me vendime dënimi apo me masa sigurie të vendosura nga gjykata, mbahen në ambientet e izolimit në polici për shkak se burgjet nuk pranojnë t'i marrin në dorëzim nga mbingarkesa e madhe.20 personambaheshin deri pak ditë më parë në ambientet e izolimit të Policisë së Tiranës, kur sipas ligjit duhej të ishin në paraburgim8-10 personaqëndrojnë së bashku në një qeli, e cila është jo më shumë se 6 me 4 metra. Kjo është në kundërshtim me rregullat e higjienës së burgjeve