Tiranë, vdes duke mbledhur hekurishte për skrap i mituri
Një minoren, që mblidhte skrap në një zonë periferike të Tiranës, ka humbur jetën, pasi trupi i tij u mbulua nga një masiv dheu. Burimet policore të kryeqytetit thanë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, se 13-vjeçari Anton Nika nga Puka, ishte duke mbledhur skrap në një zonë pranë ish-Uzinës së Autotraktorëve, kur një masiv dheu u shemb mbi trupin e tij. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje. Mësohet se trupi i pajetë i të miturit do t‘i nënshtrohet ekzaminimit të Mjekësisë Ligjore. 13- vjeçari ka gjetur vdekjen në ditën ndërkombëtare të ndalimit të punës së fëmijëve.
Policia e kryeqytetit është njoftuar në orët e mesditës, se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një masiv dheu ka rënë mbi 13-vjeçarin nga Puka, duke i shkaktuar vdekjen. Burime zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Tiranës kanë deklaruar se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë mbërritur uniformat blu, të cilat kanë nisur kërkimet për 13-vjeçarin e zënë nga masivi i dheut. Pas kërkimeve edhe nga forcat e RENEA-s, është bërë e mundur nxjerrja e trupit të viktimës, duke e transportuar atë për në morgun e spitalit. Sipas të dhënave të para, mësohet se fëmija po mblidhte skrap në momentin kur masivi i dheut ka rënë mbi të dhe e ka lënë pa jetë. Për një kohë të gjatë, efektivat policore dhe grupi hetimor kanë qëndruar në vendin e ngjarjes, duke hetuar për rrethanat e ngjarjes, për të zbardhur ngjarjen tragjike. Në ditën ndërkombëtare për t‘i thënë "stop" punës së fëmijëve, incidenti i rëndë i ka marrë jetën 13-vjeçarit, i cili ishte "punësuar" në nxjerrjen e skrapit. Sipas të dhënave të para të policisë, mësohet se i mituri, bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes së tij, angazhoheshin për të nxjerrë skrap dhe për t‘i shitur më pas. Ndërkohë, policia tha se në momentin e aksidentit i mituri ka qenë i vetëm brenda gropës. Sipas të dhënave të policisë, mësohet se vogëlushi futej çdo ditë në gropën e madhe të hapur prej personave më të mëdhenj dhe mundohej të nxirrte prej andej mbeturina hekuri dhe materiale të tjera hekuri, që mund të shiteshin për të përfituar pak para. Aktualisht, prokuroria ka urdhëruar mbylljen e gropës, pasi ajo paraqitet me një rrezikshmëri të lartë për popullsinë dhe banorët.