E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdekja e të riut nga energjia, kapen bashkautorët e vjedhjes

30/04/2009  Në pranga 3 persona

ELBASAN-Tre persona kanë përfunduar në pranga pas vdekjes së 27-vjeçarit nga shkarkesa elektrike në metalurgjikun e Elbasanit. Burime zyrtare bëjnë të ditur se 4 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar të vjedhin kabullin elektrik të nënstacionit elektrik të ish-ndërmarrjes së Koksit brenda ish-kombinatit metalurgjik. Teksa kanë tentuar të presin kabullin ka rënë në kontakt elektrik shtetasi Blerim Duja duke gjetur vdekjen i karbonizuar. Policia bën të ditur se janë arrestuar në flagrancë shtetasit Arben H. 35 vjeç me banim në fshatin Bradashesh, Ardjan R. 35 vjeç dhe Sajmir D. 24 vjeç po me banim në Bradashesh. Policia ka sekuestruar në vendin e ngjarjes ku u gjet edhe trupi i të riut, një sëpatë dhe një levë hekuri të përdorura nga autorët për vjedhjen e nënstacionit. 3 personat e arrestuar do të përgjigjen për vjedhje të mbetur në tentativë në bashkëpunim. Ndërkohë i riu 27-vjeçar u gjet i vdekur mëngjesin e dy ditëve më parë në zonën e ish-metalurgjikut. Ai mendohet të ketë rënë në kontakt me linjën e tensionit të lartë në tentativën për të vjedhur kabullin elektrik.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›