E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, vrasje me armë zjarri, 1 i vrarë 3 të plagosur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur neTiranë, në orët e para të të ditës së sotme rreth orës 1:45, 1 person ka mbetur i vrarë e 3 të tjerë janë plagosur. Ngjarja ka ndodhur pranë tavernës San Marco, përballë prokurorisë së rrethit të Tiranës.

Mësohet se të plagosurit janë transportuar në Spitalin Ushtarak ku dhe janë në përkujdesjen e ekipit mjekësor, 2 prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën dhe ndodhen në reanimacionin e këtij spitali.

Viktima N. Doda mendohet se është pronari i lokalit të quajtur San Marco. Sic raportohet ngjarja ka nisur brenda tavernës San Marco, ku disa klientë të ulur në tavolina të ndryshme kanë filluar të grinden. Viktima mendohet se ka ndërhyrë për të ndalur sherrin por mesa duket ka ngelur viktimë e këtij të fundit.

Këto janë të dhënat paraprake të cilat pritet të konfirmohen nga grupi i hetimit i cili ka shkuar në vendngjarje ku ka nisur punën për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e shkaqeve të vrasjes.

Në vendngjarje ka mbërritur dhe ekipi i policisë shkencore në kërkim të gjurmëve e provave materiale mbi ngjarjen.

Policia ka shoqëruar disa persona në cilësinë e dëshmitarit lidhur me ngjarjen, janë 6 vajza dhe 3 djem të shoqëruarit në polici ku dhe do të merren në pyetje prej grupit hetimor. 

(ar.si/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›